Vendosni fjalën kyçe....

Covidi i merr jetën ish-drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër, Sokol Marku


 

Gjon Shllaku (në të majtë) dhe Sokol Marku (në të djathtë)

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër personaliteti të muzikës. Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Sokol Marku, ish-drejtori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku.

“Natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm Sokol Marku”– shkruan Shllaku.

 

Marku ishte dërguar për kurim në Turqi që prej fillimit të muajit nëntor, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë e Covidit.

Prej rreth 2 javësh ai ishte në intubim atje, por pavarësisht ndihmës së mjekësve, ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Sokol Marku ka drejtuar shkollën e muzikës “Prenk Jakova” për 5 vite, deri në vitin 2014.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *