Vendosni fjalën kyçe....

“Me dy universitete dhe master por pa punë”- Basha publikon historinë e vajzës së re


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar historinë e një vajze të re e cila është e papunësuar, pavarësisht se ka dy diploma universiteti dhe diplomën e masterit. Ajo tregon se është detyruar të kthehet në Shqipëri për shkak të një fatkeqësie që i ka ndodhur në familje.

 “Me dy universitete, me master, pa punë. Çfarë të bëjmë? Të paktën për të rinjtë. Unë kam patur rast fatkeqësie sepse s’do kisha ndenjur këtu. Unë kam jetuar në Francë. Më vdiq babi dhe mamin e kam vetëm.”– thotë vajza e re.

Kryedemokrati shkruan në “Facebook” se është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

 “Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *