Vendosni fjalën kyçe....

Projekti Veritas i nxjerr audio-regjistrimet presidentit të CNN-it, rrjeti televiziv thërret policinë


CNN ka kërcënuar me veprime ligjore Projektin Veritas pasi grupi konservator kishte regjistruar për muaj me radhë dhe publikoi dje disa audio nga takimet e mëngjesit të presidentit të rrjetit televiziv, Jeff Zucker.

Ekipi i komunikimit njoftoi themeluesin e Projekt Veritas, James O’Keefe, se kjo “mund të jetë një krim”, duke shtuar se ata e kishin çuar rastin në polici.

Ditën e martë, O’Keefe njoftoi se po nxirrte disa regjistrime në audio të disa takimeve të rrjetit të cilat ai pretendon se do të ‘ekspozojnë’ Zucker-in dhe drejtuesit e tjerë të CNN që shprehin paragjykimet e tyre politike.

“Z. Zucker, a jeni këtu? Hej, ky është James O’Keefe. Ne kemi qenë duke dëgjuar telefonatat tuaja në CNN për dy muaj, dhe kemi regjistruar gjithçka. Thjesht doja të të bëja disa pyetje nëse ke një minutë kohë.

A ndiheni akoma si emri më i besuar në lajme, sepse duhet të them nga ato që kam dëgjuar në këto telefonata, nuk e besoj të jetë kështu. Kemi shumë regjistrime që tregojnë se ju nuk jeni aq i pavarur si gazetar.”– thotë O’Keefe.

Në një nga këto regjistrime gjatë zgjedhjeve presidenciale (kliko këtu), Zucker dëgjohet duke udhëzuar ekipin e tij të mos e trajtojë si normale sjelljen ‘e çrregullt dhe të dëshpëruar‘ të Trumpit pasi presidenti refuzoi të pranonte humbjen.

Në një tjetër klip, Zucker i thotë stafit se ata duhet të sulmojnë Lindsey Graham, kryetaren e Komitetit të Gjyqësorit të Senatit dhe një nga mbështetëset e presidentit.

Kërcënimi i CNN-it për ta çuar çështjen tek autoritetet nisi një debat në internet. Ndërsa një pjesë e mirë e mbështetën rrjetin televiziv, të tjerë këmbëngulin se publikimi i regjistrimeve është pikërisht roli i reporterëve, shkruan RT.

“Kështu funksionon gazetaria”- tha eksperti konservator Mike Cernovich, duke iu drejtuar CNN-it: “Më vjen keq që nuk e mbështesni Amendamentin e Parë.”

Ai dhe disa të tjerë i kujtuan CNN-it se kishte publikuar regjistrime të ngjashme në tetor të Zonjës së Parë Melania Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *