Vendosni fjalën kyçe....

“Italianët duan të dalin nga kafazi i BE-së” – Partia Italexit do luftojë për largimin e Italisë nga blloku


Partia Italexit i ka thënë medias se po planifikon të nxjerrë Italinë nga Bashkimi Evropian brenda ciklit të ardhshëm zgjedhor dhe tashmë ka hartuar një rrugë politike për procesin.

Partia, e themeluar në korrik nga senatori Gianluigi Paragone, u frymëzua nga lëvizja Brexit në Britani dhe më drejtpërdrejt nga Partia Brexit, e udhëhequr nga politikani konservator Nigel Farage.

Zëdhënësi i partisë, Sergio Montanaro, njoftoi qëllimin e fillimit të procesit Italexit të vendit në më pak se dy vjet, gjatë një interviste me Daily Express të dielën.

“Nxjerrja jashtë bllokut e Italisë, një prej anëtarëve themelues të BE-së, mund të duket si një sfidë e pakapërcyeshme politike. Sidoqoftë, është e mundur. Bëhet fjalë për vullnet politik.” – tha Montanaro.

“Populli italian, ashtu si ai britanik, dëshiron të dalë nga ky kafaz.” – shtoi ai.

Montanaro shpjegoi gjithashtu planin ambicioz dy-vjeçar të partisë, duke thënë se ata synojnë të mbushin legjislaturën e Italisë me politikanë që duan të largohen nga Bashkimi Evropian. Zgjedhjet e përgjithshme të vendit në vitin 2023 do jenë momenti i së vërtetës së Italexit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *