Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Tjetërsimin e votës në kuti nuk e ndryshon Kodi, opozita është e konsoliduar


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në intervistën për emisionin “Real Story” deklaroi se kodi i ri zgjedhor kërko n kalkulim por i jep probabilitet më të madh opozitës.

Sipas Kryemadhit, tjetërsimi i votës në kuti nuk e ndryshon Kodi Zgjedhor.

“Kodi i ri zgjedhor kërkon kalkulim. Në Tiranë mund të jesh me dy lista në një qark tjetër mund të jesh me një listë. Ky është maksimalizim i votës. Ka një çorientim që e jep opinioni por fuqia e koalicionit opozitar si me një listë, si me dy e si me tre lista është e pashmangshme, i jep probabilitet të madh opozitës.

Tjetërsimin e votës në kuti nuk ta ndryshon Kodi Zgjedhor. Nëse do të ishte kaq humbëse opozita pse Rama vrapon të bënte ndryshimet kushtetuese që presidenti dekreton partinë e parë që del me vota”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi më tej tha se opozita është e konsoliduar dhe se objektivat janë që të krijojë një sistem që garanton zgjedhje të lira dhe të dytën përfshirjen e sa më shumë njerëzve në votim.

“Ke një opozitë të konsoliduar dhe asnjëherë nuk ke pasur një opozitë të konsoliduar në 3 vite. Ndodh që unifikimi i opozitës, sepse në fund të ditës Rama kishte si qëllim përçarjen e opozitës, a ka pas kosto sigurisht që ka pasur kosto se nuk jemi të gjithë në një mendje.

Asnjëri nga ne nuk mund të na i heqë të drejtën të mendojmë, por në fund të ditës jemi të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën. Objektivi ynë, krijimi i një sistemi që garanton zgjedhje të lira. Dhe e dyta përfshirja sa më e madhe e njerëzve në votim. Sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më shumë realitete të reja politike do kemi në klasën politike shqiptare”, deklaroi kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *