Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 110 persona në Nigeri, dyshohet se sulmi u krye nga grupi i lidhur me ISIS-in


Numri i të vdekurve në një sulm të dyshuar të Boko Haram ndaj fermerëve në Nigerinë verilindore të shtunën ka çuar në vdekjen e të paktën 110 personave, tha një koordinator humanitar i Kombeve të Bashkuara në vendin afrikan, duke kërkuar që autorët të nxirren para drejtësisë.

“Të paktën 110 civilë u vranë në mënyrë të pamëshirshme dhe shumë të tjerë u plagosën në këtë sulm.” – tha në një deklaratë Edëard Kallon, koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara në Nigeri.

Incidenti ishte ‘sulmi më i dhunshëm i drejtpërdrejtë kundër civilëve të pafajshëm’ në vend për vitin 2020, theksoi Kallon.

Një grup burrash të armatosur me motor i zunë në pritë fermerët, ndërsa këta të fundit hynin në fushat me oriz për të mbledhur të korrat gjatë fundjavës. Trupat e 43 fermerëve janë gjetur pas masakrës, me rreth 30 prej tyre që u ishte prerë koka.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por taktikat e kryengritësve ngjanin me ato të përdorura nga Boko Haram, një grup që pretendohet se është i lidhur me ISIS-in, i cili është përgjegjës për mijëra vdekje civilësh në Nigeri gjatë dekadës së fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *