Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama po censuron dhe sekuestron me radhë mediat që nuk blen dot


Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Albana Vokshi, ka reaguar mbi lajmin për mbylljen e portalit “JOQ Albania”, veprim të cilin e ka konsideruar të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Vokshi thotë se Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk blen dot.

Për Vokshin, sulmi i radhës ndaj JOQ, është test nga Kryeministri për censurimin zyrtar të medias para se të votojë në seancat e radhës ligjin e ri për mediat online.

Facebook i ka mbyllur faqen online me 2 milionë ndjekës pas ankesave të censorëve të qeverisë, të cilët kërkojnë të mbyllin çdo zë opozitar në vend.

“JOQ Albania” po përballet me sulmet seriale të qeverisë Rama, nga ndjekja penale e administratorëve të saj, te mbyllja e portalit dhe domainit vitin e shkuar. Censura ndaj këtij portali kritik me qeverinë Rama është denoncuar në dhjetëra raporte ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

Edi Rama po censuron e po sekuestron me radhë mediat që nuk i blen dot.

Me sulmin e radhës ndaj portalit “JOQ Albania” Kryeministri po teston censurimin zyrtar të medias para se të votojë në një nga dy seancat e ardhshme parlamentare ligjin për censurimin e mediave online”-shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *