Vendosni fjalën kyçe....

Prishen makineritë e “Dominion” gjatë rinumërimit në Georgia, gjykata urdhëron zyrtarët të mos fshijnë të dhënat


Numërimi i votave në Georgia, SHBA, thuhet se u ndalua nga një ndërprerje e serverit të Sistemeve të Votimit Dominion.

Ndërkohë, një gjykatës urdhëroi zyrtarët të mos fshijnë të dhëna nga pajisjet Dominion përpara një hetimi të mundshëm në pretendimet e mashtrimit.

Pasi një rinumërimi në të gjithë shtetin, demokrati Joe Biden u shpall fitues me 12,000 vota më shumë se presidenti Donald Trump.

Ky i fundit kërkoi një tjetër rinumërim me dorë javën e kaluar, duke pretenduar se votimet e paligjshme e ndihmuan Biden të fitonte në Georgia.

Gjatë procesit, numërimi në Qarkun Fulton, ku ndodhet Atlanta, u ndal të dielën pasi një server, i marrë nga Dominion Voting Systems, u prish.

“Teknikët nga Dominion janë dërguar për të zgjidhur çështjen.” – thanë zyrtarët e Qarkut Fulton në një deklaratë për mediat lokale, duke shtuar se zyra e Sekretarit të Shtetit të Goergias gjithashtu është paralajmëruar për këtë çështje.”

Dominion është një kompani në pronësi të huaj, makinat e votimit të së cilës përdoren në 28 shtete të SHBA-së.

Pas zgjedhjeve të diskutueshme të këtij muaji, Trump dhe një numër republikanësh akuzuan firmën se u përfshi në mashtrimin me votat në favor të Biden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *