Vendosni fjalën kyçe....

PD: Olta Xhaçka e përdori helikopterin 22 herë në 2 muaj, janë shpenzuar 100 milionë lekë


Partia Demokratike i është rikthyer denoncimit ndaj ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, për përdorimin e helikopterit ushtarak.

Sipas selisë blu, Xhaçka po e përdor mjetin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për PS-në në Dibër.

Demokrati Gjunkshi, tha në një deklaratë ditën e sotme se deri tani, ministrja nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse e përdor helikopterin për takime elektorale. Ai theksoi se në dy muajt e fundit, Xhaçka, e ka përdorur helikopterin ushtarak ‘Cougar’ në 22 raste për udhëtime në Dibër.

“Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e Partisë Socialiste. Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbuer Olta Xhaçkës. Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste. Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve.” -– denoncoi Gjunkshi.

Ai vijoi më tej duke thënë se në këto dy muaj, kostoja e shpenzuar nga Xhaçka është rreth 100 milionë lekë për fluturimet.

“Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë. Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste. Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake.” – vijoi ish-Shefi i Shtabit të ushtrisë.

Ai i bëri thirrje ministres që të japë dorëheqjen duke e paralajëruar se nuk mund t’i fshihet drejtësisëduke qenë se të gijitha provat janë të dokumentuara duke paralajmëruar se PD-së d0 e çojë deri në fund hetimin për abuzimin e rëndë me pushtetin e fondet publike.

“Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot! Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike. Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!” – mbylli denoncimin Gjunkshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *