Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunoi dhe vrau pedofilin famëkeq të Britanisë si “akt drejtësie”, dënohet me burg përjetë i dënuari


Një i burgosur që përdhunoi dhe më pas vrau një të burgosur tjetër, i cili ishte një pedofil famëkeq në Britani, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen, me gjyqtarin që e përshkruan vrasjen e rëndë si sadiste.

Paul Fitzgerald, 30, tha se vrasja e Richard Huckle në tetor 2019 ishte drejtësi  për rreth 200 fëmijë të abuzuar nga pedofili famëkeq. Të dy burrat po vuanin dënimin në ‘HMP Full Sutton’ në East Yorkshire.

Fitzgerald e mbyti Huckle me një kabëll elektrik dhe më pas përdori edhe disa metoda të tjera për gjymtimin e tij, sipas dëshmisë së dëgjuar nga gjykata. Vrasësi gjithashtu rrëfeu para stafit të burgut se ai do të donte të gatuante pjesë të trupit të Huckle.

Kryetari i trupit gjykues e përshkroi Fitzgerald si një ‘psikopat’ që ‘merr kënaqësi nga imagjinimi i torturimit, përdhunimit, vrasjes dhe madje ngrënies së të tjerëve’.

Vrasësi i dënuar do të duhet të vuajë një dënim prej 34 vitesh në burg para se të merret parasysh lirimi i mundshëm me kusht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *