Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku nxjerr fotot: Veliaj një mashtrues ordiner, te “Sami Frashëri” s’është bërë asgjë 3 javët e fundit


Demokratja Jorida Tabaku, e ka quajtur kryebashkiakun e Tiranës mashtrues ordiner.

Ish-deputetja ka postuar dy foto nga shkolla ‘Sami Frashëri’ duke thënë se tre javët e fundit aty nuk është bërë asnjë punim, ndryshe nga sa ka deklaruar Veliaj, sipas të cilit aty janë hedhur themelet.

“Janë hedhur themelet te Samiu’ paska thënë EV. Këto janë mashtrues ordiner dhe për gjëra që vërtetohen lehtë, imagjino për të tjera që nuk duken! Që herën e fundit para 3 javësh, kur PD ishte atje nuk ka asnjë ndryshim!” – shkruan Tabaku në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *