Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu publikon videon: Si të përfitoni rimbursimin e ilaçeve anti-covid


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës orienton qytetarët se si mund të përfitojnë rimbursim për barnat për trajtimin e Covidit në banesë.

“Garantojnë Barnat Falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19 që trajtohen në banesë.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.”– shkruan ministrja.

Siç bëhet e ditur dhe në videon e mësipërme, qytetarët e prekur nga koronavirusi duhet të lidhen patjetër me mjekun e familjes.

Në rast se nuk e dinë se kush është mjeku i tyre i tyre i famlijes mund të kontaktojnë edhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar këtë.

Pasi të kontaktojnë me mjekun e familjes, ky i fundit do të përshkruajë recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit.

Me kodin e recetës, do të paraqitet në farmaci një i afërm i pacientit për të marrë barnat falas. Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid-19 është deri në 1 muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *