Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Do shtyjmë afatin e vlefshmërisë së OFL-së


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lajmëroi nëpërmjet një interviste në emisionin Përballë në RTSH, se afati për Operacionin Forca e Ligjit do të shtyhet.

Edhe pse prej ditësh është folur se OFL-ja do të shkrihet si nismë e proklamuar me bujë nga qeveria për goditjen e krimit, Ministri i Brendshëm mendon të kundërtën dhe thotë se mund të duhet vetëm një amendim i ligjit dheshtyrje e afatit të vlefshmërisë që të mbullen proceduart e nisura në Gjykatë.

Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur. “- tha Lleshaj në ‘Përballë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *