Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë e Britanisë vendos, femrat biologjike s’mund të bëhen “prindi mashkull”


Kur burri bëhet mama, apo gruaja baba? Kjo është pyetja me të cilën përballen gjykatësit në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar këtë javë, në një çështje të sjellë nga prindi transgjinor Freddy McConnell.

McConnell lindi femër dhe u rrit si vajzë, por më vonë filloi të identifikohej si burrë. Në vitin 2013, McConnell filloi procesin e tranzicionit mjekësor, së pari duke marrë terapi hormonale dhe vitin tjetër, duke iu nënshtruar një mastektomije të dyfishtë.

Në këtë pikë, McConnell vendosi të ndërpresë tranzicionin dhe ende duke pasur vezoret dhe mitrën e paprekur, mbeti shtatzënë.

Biologjia mund të ketë qenë në anën e McConnell, por rezulton se ligji nuk ishte. Ligjërisht, nëse jeni shtatzënë dhe lindni, atëherë jeni nënë.

Që nga lindja në 2018, McConnell ka bërë fushatë të palodhshme për ta përmbysur këtë dhe për t’u regjistruar si ‘baba’ ose thjesht ‘prind’ – çdo gjë, në fakt, përveç ‘nënë’.

Por në shtator 2019, Gjykata e Lartë vendosi që McConnell duhet të regjistrohet si nëna e fëmijës. Si Gjykata e Apelit dhe tani Gjykata e Lartë kanë konfirmuar këtë gjykim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *