Vendosni fjalën kyçe....

Francezët kundërshtojnë ashpër qeverinë që do të ndalojë filmimin e policisë (Video)


Mijëra francezë janë mbledhur pranë Kullës Eiflel në kryeqytetin e vendit për të kundërshtuar Projektligjin e Sigurisë Globale.

Protesta, që u zhvillua mes një pranie të shtuar të policisë në Sheshin Trocadero pranë Kullës Eiffel, u organizua nga Reporterët pa Kufij, Amnesty International si dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut dhe sindikata gazetarësh. Kundërshtarët e Projektligjit Global të Sigurisë këmbëngulin se kjo është një shkelje e madhe e lirisë së shtypit.

Aktivistët mbanin parulla që denonconin ligjin, hidhnin parulla, ndërsa kënduan gjithashtu himnin kombëtar të Francës, ‘Marsejezën’. Në turmë ishin edhe përfaqësues të Jekelëve të Verdhë,  simboli i lëvizjes më të madhe kundër padrejtësive ekonomike në të gjithë Francën.

Protesta u organizua pavarësisht masave kombëtare lidhur me pandeminë dhe një ndalim të tubimeve publike, në një përpjekje për të ndaluar një valë të dytë të koronavirusit. Shumë demonstrues nuk i zbatuan rregullat e distancimit shoqëror dhe urdhrin e qeverisë për të mbajtur maska ​​për fytyrën.

Protesta vazhdoi paqësisht për orë të tëra, por tensionet filluan të shtohen pasi u errësua me disa demonstrues që filluan t’u vinin flakën koshave të plehrave.

Protestuesit hodhën shishe dhe sende të tjera në drejtim të policisë ndërsa kjo e fundit u përgjigj me makinat ujëhedhëse.

Projektligji në fjalë do kriminalizojë filmimin e policisë në aksionet e ndryshme të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *