Vendosni fjalën kyçe....

Prostitucion në qendrën e masazheve në Tiranë, Policia: Menaxheri i rekrutonte vajzat nëpërmjet njoftimeve në gazetë


Policia në Tiranë ka arrestuar menaxherin e një qendre masazhi, i cili akuzohet se i shfrytëzonte punonjëset e tij për prostitucion.

Sipas uniformave blu, 35-vjeçari nga Tirana me inicialet F. H., rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Në kuadër të këtij operacioni, janë proceduar penalisht edhe katër gra të cilat ishin punonjëse në këtë qendër masazhesh, të akuzuara për “Prostitucion”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi.

Procedohen penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore,  u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *