Vendosni fjalën kyçe....

“I fitova këto zgjedhje, thellë” – Postimi i presidentit Trump në Twitter pranë thyerjes së rekordit


Postimi në Twitter i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të shtunën ku ai pretendonte fitoren në zgjedhje ka fituar mbështetje të madhe nga ndjekësit e tij në rrjetin social me mbi 883,200 shpërndarje dhe 1,1 milion pëlqime, postimi i dytë i tij me më shumë reagime pas atij të 2 tetorit, ku ai njoftonte se ishte prekur nga Covid-19.

“I fitova këto zgjedhje, thellë.” – shkroi Trump në Twitter pas raporteve të medias të shtunën se rivali i tij demokrat, Joe Biden, kishte fituar zgjedhdet duke siguruar 270 votat e nevojshme elektorale.

Trump, megjithatë, nuk e ka pranuar rezultatin dhe ka vijuar betejën e tij paszgjedhore, duke u zotuar të çojë mashtrimin në zgjehdje në Gjykatën Supreme.

Sipas një raporti nga media amerikane Axios, duke cituar këshilltarë presidencialë, Trump po planifikon gjithashtu një numër tubimesh në shtetet kryesore.

Ai gjithashtu pritet të njoftojë formimin e ekipeve të rinumërimit të votave në Pensilvani, Arizona dhe Georgia, tre shtete që Trump i fitoi në zgjedhjet e vitit 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *