Belgjika e ka mundur Zvicrën në miqësore me rezultat 2-1. Gol të bukur në këtë ndeshje bëri Admir Mehmedi, derisa Granit Xhaka startoi nga fillimi i takimit por ai u zëvendësua nga Shaqiri në fillim të pjesës së dytë.
Belgjikën nga humbja e shpëtoi Michy Batshuayi që shënoi të dy golat
Belgjika e ka mundur me përmbysje Zvicrën në Belgjikë. Zvicra ishte më e mirë në pjesën e parë.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga shqiptari Admir Mehmedi, i cili pas një pasimi të gjatë u gjend mirë para portierit dhe shënoi gol në minutën e 13.
Në pjesën e dytë Zvicra bëri disa ndryshime kurse golin e barazimit vendasit e shënuan në minutën e 49-të me Batshuayi. I njëjti lojtarë do të shënonte gol edhe në minutën e 79-të.