Vendosni fjalën kyçe....

Predikuesi amerikan: Më tha Zoti se zgjedhjet do i fitojë Donald Trumpi


Predikuesi Pat Robertson dhe drejtues i programit televiziv “The 700 Club” thotë se Zoti i ka treguar atij se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA.

Robertson i cili një herë ka qenë dhe kandidat republikan për president, tha se Zoti i ka folur atij personalisht dhe i kishte thënë se Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por kjo fitore gjithashtu do të jetë edhe fillimi i fundit të botës.

“Po lutesha të djelën dhe i thashë Zotit ‘të lutem më thuaj çfarë do të ndodhë’ dhe së pari dua të them pa dyshim se Trump do të fitojë këto zgjedhje.”parashikoi Robertson. “Kjo do të nisë një zinxhir tronditjesh.”

Ai shtoi se Kina dhe Koreja e Veriut do ta sfidojnë Trump me provokime të papara – dhe të paspecifikuara. “Trazira masive civile” do të shpërthejnë në të gjithë Amerikën, sipas tij si dhe “Do të ketë të paktën dy përpjekje për të vrarë Trumpin.”

Robertson shtoi: “Shtetet e Bashkuara do të jenë aq të preokupuara sa që një koalicion i vendeve kryesisht myslimane, përfshirë Iranin, do ta shohin këtë si një mundësi për të sulmuar Izraelin ndërsa aleati i tij amerikan është i dobët”.

Robertson thotë se sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, me ndërhyrjen e vetë Zotit bota do të kalojë 5 vjet paqe.

“Për habinë e të gjithëve, vetë Zoti do të ndërmjetësojë në emër të Izraelit dhe do të mposhtë armiqtë e tij. Kjo fitore do të pasohet nga pesë vjet paqe në botë.” – thotë ai, citojnë mediat amerikane.

Por pas kësaj, ai parashikon se një asteroid gjigand do të godasë Tokën duke rrezikuar gjithë jetën njerëzore.

Robertson parashikoi fitoren e Trumpit në vitim 2016, një sulm bërthamor në SHBA në vitin 2007, dhe një luftë masive përgjatë Lindjes së Mesme në vitin 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *