Vendosni fjalën kyçe....

Censurohet dokumentari që ekspozon veprimtarinë e Antifas në SHBA (Video)


Dokumentari i ri i një grupi konservator mbi Antifan, grupi i quajtur thjesht ‘ide’ nga Joe Biden dhe i mbrojtur nga media për protestat e tij – është censuruar nga kompanitë e mëdha teknologjike pasi sipas tyre shkel rregullat.

Dokumentari, i quajtur ‘Antifa: Ngritja e Flamujve të Zinj’, u bllokua brenda pak orësh në YouTube dhe Vimeo, pasi u publikua të shtunën në mbrëmje. Videoja u hoq për shkelje të udhëzimeve të faqeve të shpërndarjes së videos.

Ndërsa në YouTube, versioni origjinal ishte bllokuar me sa duket për shkak të pretendimeve të së drejtës së kopjimit, Vimeo thuhet se i tha ngarkuesit të videos:

“Ju nuk mund të ngarkoni video që përshkruajnë dhunë ekstreme.”

Përdoruesit e Vimeos që përpiqen të hyjnë për të parë dokumentarin morën një mesazh që thoshte se faqja nuk ekziston.

Gazetari Jack Posobiec, një nga krijuesit e dokumentarit, tha se ai priste censurimin e dokumentarit nga kompanitë ë mëdha dhe ringarkoi filmin në vende të tjera, të tilla si Bitchute, Rumble dhe PureSocialTV, për të siguruar që njerëzit mund ta shihnin atë.

Filmi jep hollësi mbi ngritjen e Antifas, famën e saj të rritur në epokën Trump dhe synimet revolucionare të grupit transnacional në SHBA dhe Evropë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *