Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Joe Biden do e kthejë Amerikën në shtet-burg, synon mbylljen totale për Covid-19


Presidenti amerikan Trump kritikoi gatishmërinë e rivalit demokrat Biden për të mbyllur vendin në karantinë si masë për luftimin e pandemisë Covid-19.

“Joe Biden po premton të vonojë vaksinën dhe ta kthejë Amerikën në një shtet burg.” – tha Trump.

“Një votë për Biden është një votë për mbyllje, pushime nga puna dhe mjerim.” – shtoi ai.

Trump e akuzoi ish.zv.presidentin Biden për hipokrizi duke qenë se mbështet turmat e majta për të plaçkitur dhe djegur vendin, duke thënë se kjo e ka bërë edhe më keq situatën e pandemisë në SHBA.

“Ata mbyllën kishat tuaja, ata mbyllën shkollat ​​tuaja, por nëse bënin trazira, digjnin e plaçkisnin dyqane dhe bënin anarki, kjo është në rregull për Biden. Por ju nuk mund të shkoni në shkollë, nuk mund të shkoni në kishë. Eshte çmenduri.” – tha më tej shefi i Shëpisë së Bardhë.

Presidenti tha se një bllokim tjetër i vendit do ishte ‘vdekjeprurës’.

“Biden dëshiron një mbyllje mizore dhe shumë të pashpirt të vendit. Do bëjë një bllokim drakonian të imponuar nga Evropa.” – theksoi Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *