Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Bashës: Është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha pas akuzave të tij se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Rama thotë se Basha është kapur pas COVID-it si ‘i mbyturi pas fijes së barit”. Ai shton se kryedemokrati dhe nuk është aq i aftë as sa të ndalojë aleaten e tij Monika Kryemadhin në deklaratat e saj për Covid 19.

 “Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”, shkruan Rama.

Më herët këtë mëngjes, Basha e akuzoi Ramën se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai shprehej se në rast se qeveria do kishte dëgjuar planin e PD-së, situata në vend do ishte ndryshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *