Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama kërkon të ndezë konflikt në rajon, qëllim ka tymnajën për të dhënë koncesione


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se Kryeministri Edi Rama kërkon të ndezë konflikt në rajon.

Kryemadhi gjatë intervistës tha se kërkon t’i hedhë benzinë zjarrin dhe kërkon të ndërtojë konflikt mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas saj pesha e Ramës qëndron për të krijuar tymnajë dhe të japë koncesione me qëllim forcimin e pushtetit.

Konflikti që kërkon të ndërtojë mes Turqisë dhe Greqisë. Ai gjithmonë kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit. Aq peshë nuk ka ai, por edhe ka. Nuk e ka peshën ai për të ngritur anijet dhe topat. Por ka peshë për të krijuar një tymnajë të tillë dhe të vazhdojë që të japë koncesione dhe të pastrojë miliona për të forcuar pushtetin e tij.

A mund të shikoni që me ardhjen e Ramës, në krye të qeverisjes, roli i Shqipërisë në rajon është venitur dhe ka rënë në nivele që nuk ka qenë asnjëherë. E gjitha kjo është bërë me qëllim”-deklaroi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *