Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Politikat e Lindjes së Mesme të presidentit Trump duhet të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve


Dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aleanca SHBA-Izrael ‘nuk ka qenë kurrë më e fortë’ dhe shprehu shpresën se politika aktuale e SHBA-së për Lindjen e Mesme do të vazhdojë.

“Një mbështetje e fortë dypartiake për Izraelin është një nga bazat e aleancës Amerikano-Izraelite.” – tha Netanyahu në një konferencë shtypi.

“Unë mund të them se kjo aleancë nuk ka qenë kurrë më e fortë.” – shtoi ai.

Ai vuri në dukje se nën presidentin Donald Trump, SHBA-ja ka ‘izoluar Iranin, është përballur me agresionin e tij, ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka njohur sovranitetin mbi Lartësitë Golan’.

Kryeministri izraelit gjithashtu vuri në dukje veprimin e fundit të administratës Trump për zgjerimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik me institucionet hebraike dhe universitetin në Bregun Perëndimor, një vendim që ai e përshëndeti si një ‘fitore të rëndësishme’.

Netanyahu vazhdoi: “Nuk kemi pasur një marrëveshje të re paqeje me një shtet arab prej 26 vitesh, por tani kemi arritur tre marrëveshje në gjashtë javë. Unë vetëm mund të shpresoj që kjo politikë që izolon Iranin dhe sjellë frytet e paqes të mbështetura në realitet te populli i Izraelit dhe te popujt arabë të rajonit. Shpresoj se kjo do të vazhdojë në vitet e ardhshme.” – përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *