Vendosni fjalën kyçe....

“Duhen sakrifica për të mundur armikun e padukshëm” – Ministri francez paralajmëon valën e tretë Covid-19


Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, ka thënë se nuk mund të përjashtojë një valë të tretë të Covid-19, pasi vendi hyn në një karantinë të dytë kombëtare.

Zyrtarët francezë tashmë janë të shqetësuar për kërcënimin e një vale të tretë. Duke diskutuar situatën në radio ‘France Info’, Veran u tha dëgjuesve se, për shkak të ashpërsisë së virusit dhe shpejtësisë me të cilën po përhapet, nuk është e mundur të përjashtohet një valë të tretë, edhe nëse vala e dytë vihet nën kontroll.

Duke mbrojtur vendimin e qeverisë për të zbatuar karantinën e dytë kombëtare, që hyn në fuqi mesnatën e së enjtes, Veran pretendoi se për të përballuar krizën secili duhet të bëjë sakrificë, duke qenë se kriza ka të bëjë me një ‘armik të padukshëm’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *