Vendosni fjalën kyçe....

Sulçebe: Jemi ende larg imunitetit të tufës, në Tiranë vetëm 20% janë imunizuar


Virusi Sars-Cov 2 ende nuk ka arritur të krijojë një imunitet të tufës dhe vendi ynë duket larg nga përqindja që mjekët thonë se është e nevojshme.

Mjeku Genc Sulçebe, në një intervistë për mediat deklaroi se në Tiranë shifra mund të ketë arritur në 20% ndërsa në rang vendi është më e ulët akoma.

Sipas tij imuniteti që le virusi është i ngjashëm si në viruset e tjera dhe mendohet se zgjat deri në disa vjet.

Aktualisht në Tiranë ne duhet të jemi afër shifrës 20%, por në rang vendi shifrat janë më të ulta padyshim, mund të jemi tek 10% akoma. “Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë. Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”-u shpreh imunologu Sulcebe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *