Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e KE-së: Presim që pala shqiptare të marrë në konsideratë opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor


Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka përsëritur thirrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Varhelyi, drejtuar kryeministrit Rama për pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias para rivotimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor.

Në në deklaratë për mediat, e pyetur për çështjen në fjalë, Pisonero, theksoi se KE-ja pret që pala shqiptare të marrë në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias.

Ajo shtoi se megjithatë është në dorën e Shqipërisë të presë ose jo mendimin e Venecias.

“Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteteve shqiptare. Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik. Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias.” – tha Pisonero, raporton gazetarja e Abc News, Erisa Zykaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *