Vendosni fjalën kyçe....

Roli i qeverisë Rama në lirimin e 4 fëmjëve shqiptarë nga kampi Al-Hawl


Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar vetë në Liban për riatdhesuar 4 fëmijët e nxjerrë nga kampi Al Hawl në Siri.

Ditën e sotme u lajmërua se Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane kishte mundësuar së bashku me autoritetet shqiptare që të merrnin nga kampi 4 fëmijë së bashku me një grua shqiptare.

Qeveria shqiptare ka pasur një rol të rëndësishëm për kryerjen e operacionit pasi që prej kthimit edhe të Alvin Berishën është punuar për një operacion më të gjerë për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që qëndronin në kampin Al-Hawl.

Vetë drejtoria e anti-terrorit është përfshirë në organizimin e operacionit për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe gruas shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, nga Libani tha se operacioni ishte i vështirë, dhe se autoritetet shqiptare së bashku me Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane dhe përfshirjen direkt të Konsullit të Nderit në Liban janë angazhuar që të kryejnë operacionin.

Rama tha se fëmijët do kthehen ditën e nesërme në Tiranë.

Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes. E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët”-deklaroi Rama. 

Nga ana tjetër Konsulli i Nderit u shpreh, se pasi mori autorizimin e Kryeminsitrit Edi Rama u angazhua që të gjente bashkëpunimin e duhur dhe momentin për të kryer riatdhesimin dhe operacionin. Ai përmendi gjithashtu edhe rolin e oficerëve dhe drejtorit të përgjithshëm e Anti-Terrorit Gledis Nano i cili për 4 javë qëndrim në Liban ndihmoi në organizimin e operacionit si edhe me forcat në terren.

Më tej Konsulli përmendi se janë në negociata me autoritetet siriane në terren për të bërë të mundur edhe kthimin e shqiptarëve të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *