Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nis diversionin: PS-ja garon e bashkuar, opozita e përçarë në 5 parti


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me mbështetës në Fresk, ka shigjetuar kundërshtarët e tij politikë duke përdorur hapur diversionin në publik.

Veliaj e cilësoi opozitën si të përçarë, duke hedhur idenë se do garojnë si 5 parti më vete në zgjedhjet e ardhshme.

Ne e kemi beteje të rëndësishme. Kjo është hera e parë në histori që PS futet në betejë e bashkuar. Nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS-në. Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend! Në 5 parti, do t’i numëroni në ditët në vijim. 5 parti të tjera nga e djathta. Nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre,”-shprehet Veliaj. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *