Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg të arrestuarit për atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit në Tiranë


Të katër të arrestuarit për atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit A.Dh, janë lënë në burg nga gjykata.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Rastin e denoncoi vetë biznesmeni i cili publikoi edhe videon teksa dy persona të maskuar dhe të armatosur e ndjekin në hyrjen e pallatit por që shpëton për shkak të ashensorit.

Ngjarja ndodhi të enjten që kaloi, më 15 tetor përballë stadiumit ”Dinamo”, pikërisht në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni.

G,L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë janë dy autorët e dyshuar teksa në pranga kanë rënë edhe bashkëpuntorët M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *