Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim me të rinjtë e Fierit: Problem shpopullimi, rinia po ikën në emigracion


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme zhvilloi një takim me të rinj në qytetin e Fierit.

Kryemadhi ngriti si shqetësim në këtë takim shpopullimin e vendit dhe largimin më së shumti të të rinjve shqiptarë.

Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *