Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e diskutueshme, presidenti i Kirgistanit refuzon kryeministrin e ri


Presidenti i Kirgistanit ka refuzuar të inaugurojë kryeministrin e sapoemëruar të vendit, në ngërçin e fundit politik në shtetin e Azisë Qendrore.

Sooronbay Jeenbekov kërkoi nga parlamenti që të votojë përsëri pasi deputetët zgjodhën politikanin nacionalist, Sadyr Japarov.

Siç shkruan BBC, presidenti tha se kishte dyshime nëse ligjvënësit kishin ndjekur rregullat e votimit.
Kirgistani është përfshirë nga një krizë politike që nga sondazhet e diskutueshme parlamentare të mbajtura më 4 tetor.

Kirgistani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas përplasjeve të dhunshme

Trazirat filluan pasi demonstruesit dolën në rrugët e kryeqytetit Bishkek dhe mësynë në ndërtesat qeveritare, duke kërkuar një votim të ri dhe dorëheqjen e presidentit pro rus Jeenbekov.

Ata thanë se rezultatet e zgjedhjeve ishin manipuluar ndërsa grupet rivale përlesheshin për pushtet, me disa politikanë që bënin oferta për t’u bërë kryeministër.

Këto pretendime edhe vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë quajtur “të besueshme” dhe një shkak për një “shqetësim serioz”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *