Vendosni fjalën kyçe....

Rriten rastet në Itali, 43 viktima dhe mbi 7 mijë të infektuar lidhur me Covid-19


Numri i rasteve të reja dhe viktimave në Itali, vijon të rritet ndjeshëm. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 7 332 të infektuar, nga 5 901, që u shënuan ditën e djeshme, duke e çuar në total numrin e përgjithshëm 372 799.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në krahasim me muajin mars, kur piku u shënua në 21 mars me 6557 të infektuar në 24 orë.

Fatkeqësisht betejën me COVID-19 e kanë humbur 43 pacientë, dy më shumë se dje. Kështu në total numri i viktimave ka shkuar në 36,289.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *