Vendosni fjalën kyçe....

Djali në kërkim pas atentatit në Shkodër, apeli i ish-policit: Baba të ka shpirt, dorëzohu një orë e më parë


Babai i 19-vjeçarit të dyshuar për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe ka një apel për të birin e tij të shpallur në kërkim.

Ish-polici i Kufirit Arben Hasanaj, i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi është kthyer në Shqipëri pas ngjarjes së rëndë, ndërsa i bën thirrje të birit përmes një postimi që të dorëzohet sa më parë. Ai po ashtu i shpreh atij dashurinë, ndërsa e shoqëron postimin me emoji me lot.

“Thirrje publike
Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.
I lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni te me njoftoje.
Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi.
Baba te ka shpirt.”- shkruan ish-polici në një postim në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 tetorit, ku u qëllua me armë në afërsi të bustit “5 heronjtë e Vigut” dhe u plagosën shefi i policisë bashkiake në Malësi të Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Personi që qëlloi ishte hipur në një motor, i cili u gjet pas 6 orësh në vendin e quajtur Livadhe, mes parcelave me pemë, pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi. 

Policia e shtetit ka shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen, 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, djali i ish- policit të Kufirit, Arben Hasanaj.

Edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, i riu nuk ka lidhje farefisnore me dy të plagosurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *