Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Durrësi: Edi Rama do thyejë hundët këtu, do zhdukim krimin e instaluar prej tij


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar nga Durrësi se në qytetin bregdetar partia që drejton do dalë forcë e parë.

Ajo e bëri deklaratën gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, ku tha se sfida nuk është thjesht angazhimi i të rinjve por kthimi i qytetit banorëve të Durrësit e ndarja e politikës nga krimi.

“Përshëndes suflerët e kryeministrit të degraduar dhe ju them se këtu jo vetëm që LSI del forcë e parë, por forcë avangarde për të zhdukur krimin e instaluar prej tij. Do i thyejë hundët Edi Rama. Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë, sfida që kemi nuk është thjesht angazhimi i të rinjve por do punojmë për t’ja kthyer këtë qytet banorëve, për ta ndarë politikën nga krimi, nga baltosja e imazhit të qytetit të Durrësit.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se Durrësi është grabitur sot nga një grup njerëzish e jo vetëm qyteti bregdetar, por i gjithë vendi kanë nevojë për përfshirjen e intelektualëve dhe profesionistëve në hartimin e qeverisjes së nesërme.

“Sot qyteti është grabitur nga një grup njerëzish që ka krijuar një situatë problematike për vetë banorët. Nga Durrësi dhe gjithë Shqipëria ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve, profesionistëve që të jenë pjesë e hartimit të qeverisjes nesër. Sot mendojmë që Durrësi ka nevojë për një fytyrë të re, pasi shiu i 25 prillit do ta lajmë baltën e hedhur në Durrës e do rikthejë shkëlqimin e dikurshëm.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *