Vendosni fjalën kyçe....

“Rama i dha mikut të tij 20 milionë euro për 4 kilometra rrugë, fituesi u paracaktua” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që e quan aferë për katër kilometra të rrugës Korçë-Ersekë.

Sipas selilsë blu, kostot për këtë segment rrugore janë pesëfishuar nga ana e qeverisë Rama ndërsa tenderi për të është fituar nga miqtë e kryeministrit, Ndue e Agim Kola.

Në një deklaratë për mediat, kreu i departamentit të infrastrukturës, Ervin Minarolli, tha se ashtu siç e kishte paralajmëruar PD-ja, kostot kanë shkuar në 20 milionë euro për 4 kilometra nga 4 milionë euro që duhet të kushtonte normalisht rruga.

“Ervin Minarolli tha sot se PD e paralajmëroi 10 ditë më parë fituesin dhe se 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro. Pak ditë më parë paralajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët. Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5 – fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola. Ndodhi siç e parashikuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro.” – tha Minarolli.

Ai shtoi më tej se segmenti i parë i kësaj rruge ka nisur të ndërtohet në vitin 2012 dhe është projektuar të ndërtohet deri në fund me 1 milionë euro / kilometri ndërsa qeveria Rama i ka pesëfishuar kostot duke i çuar në 5 milionë euro për një kilometër.

Në fund zyrtari i PD-së tha se kompanitë që bashkëpunojnë me Ramën në afera korruptive do përgjigjen para ligjit.

“Segmenti i parë i rrugës Korçë – Ersekë ka nisur ndërtimin që në vitin 2012. E gjithë rruga ishte projektuar me 1 milionë euro kilometri, por në muajt e fundit në pushtet, qytetarët po zhvaten me babëzinë më të madhe dhe 4 kilometra kushtojnë 20 milionë euro.” – mbylli deklaratën Minarolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *