Vendosni fjalën kyçe....

“Presim takimin me qeverinë” – Liga Profesioniste vijon bojkotin e kampionatit


Liga Profesioniste ka vendosur vijimin e bojkotit në nisjes së Superligës së futbollit në Shqipëri.

Pas mbledhjes së drejtuesve të klubeve respektive ditën e sotme është vendosur që bojkoti të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Ata shprehen se janë në pritje të një takimi me qeverinë.

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.” – ka deklaruar pas mbledhjes residenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *