Vendosni fjalën kyçe....

Ishte i infektuar me Covid, ndahet nga jeta drejtori në Bashkinë e Tiranës


Ndahet nga jeta për shkak të koronavirusit drejtori i Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.  Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, shkruan Veliaj.

Fanaj ishte dërguar në Turqi për kura të specializuara, por për fat të keq nuk mundi dot ta fitonte betejën me Covid-19.

Sipas gazetës Panorama, gjatë kohës që Fanaj ishte në intubim ka humbur dhe babain e tij, i cili gjithashtu ishte i prekur nga koronavirusi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *