Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama po shtyn opozitën në situatë kontestimi që të mos futet në zgjedhje


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se qeveria Rama po tenton të nxisë opozitën në një situatë kontestimi për të mos u futur në zgjedhje.

Bardhi theksoi se opozita do të jetë e bashkuar dhe ka vite që është e bashkuar dhe s’ka fare rëndësi nëse do jemi në një koalicion, dy, tre apo katër.

Nuk ka rëndësi numri i koalicioneve. Ajo që ka rëndësi është se asnjë votë opozitare nuk do të shkojë dëm. Rama me një strategji të qartë politike, kërkon të na nxisë në një situatë kontestimi që opozita të mos futet në zgjedhje. Por ai është i humbur. Unë ju garantoj se asnjë votë opozitare nuk do shkojë dëm, pavarësisht makinacioneve të Edi Ramës”- tha Bardhi në studion e emisionit “Çim Peka LIVE”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *