Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk tërhiqet nga ligji për mediet, këshillon gazetarët: Shihni filmin ‘Dilema Sociale’


Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë pasuesja e tij në krye të OSBE-së, pasi kryesimin vitin tjetër e merr Suedia.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Ministria Linde u pyet nga gazetarët për ligjin e Antishpifjes.

“Siç e dini Suedia është në mbrojtje totale. Suedia është mbrojtëse e lirisë së mediave. Qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët. Liria e medias është themelore në një vend demokratik”– u shpreh ministrja.

Por kryeministri Edi Rama, e kundërshtoi pyetjen duke korrigjuar gazetaren: “Si gazetare, mos gabo me një ministër të Jashtëm OSBE-së me Bashkimin Evropian. Ligji do të kalojë jo për t’u mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe ata që janë pre e sulmeve të pabaza të kenë mundësi të mbrohen”.

Sipas kryeministrit, ndonëse ligji nuk zgjidh atë që ai e quajti plagën apo murtajën e shpifjeve dhe fake neës, të paktën iu jep mundësinë, individëve të sulmuar që të mbrohen.

“Ligji u diskutua për 1 vit dhe me OSBE, u nisëm me modelin gjerman, na u tha që nuk është demokratik, vazhduam me modele kroate dhe të tjera dhe më pas bëmë një shumë demokratik, të mbështetur në konsulencë me OSBE. Sipas këndvështrimit tim ligji nuk trajton plagën apo atë murtajën e shpifjeve, sulmet personale dhe diskriminimin, por ofron mundësinë që njerëzit të mbrojnë veten kur gjendjen të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit se ata shantazhohen çdo ditë.
Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme.”– tha Rama.

Më pas ai u sugjeron të gjithëve të ndjekin filmin-dokumentar të Netflix-it, “Dilema Sociale”.
“Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale”,– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *