Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta nga Elbasanit: Ka ende kohë për reflektim


Presidenti Meta tha sot se ka ende kohë për reflektim lidhur me çcështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Kreu i shtetit e bëri deklaratën nga Elbasani, ku ishte i ftuar për të marrë pjesë në përurimin e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.

“Për sa i përket çështjes së zgjedhjeve që është një shqetësim i përgjithshëm në vendin tonë, siç është edhe i BE-së që mezi pret çeljen e negociatave le të punojmë të gjithë në funksion të kësaj bashkëjetese. Ka kohë ende për të reflektuar që secili të jetë pjesë e ndihmës të Shqipërisë europiane.” – tha Meta.

Presidenti theksoi gjithashtu se largimi i të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi duhet të ndalet dhe për këtë secili duhet të japë ndihmën e tij.

“Të gjitë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve dhe të shqiptarëve nga Shqipëria. Dhe për këtë duhet të jenë të gjithë të bashkuar. Kjo në radë të parë kërkon forcimin e bashkëjetesës në vendin tonë, në qytetet tona, në çdo komunitet. Desha të theksoj rëndësinë e përçimit të mesazheve të tolerancës me njëri-tjetrin pavarësishte dallimeve me njëri-tjetrin nga të gjithë aktorët në vend. Në mënyrë që t’i japim më shumë qetësi e sigurit vendit. Qëndrimi im është gjithnjë për një bashkëjetesë.” – theksoi kreu i shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *