Vendosni fjalën kyçe....

Trump lë spitalin dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë, mesazh amerikanëve: Mos kini frikë nga Covidi


Pas tre netësh në spital, presidenti i SHBA-ve Donald Trump është rikthyer përsëri në Shtëpinë e Bardhë, për të vijuar atje trajtimin për koronavirusin.

Trump doli në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë, ku përshëndeti me dorë dhe hoqi maskën ndërsa xhironte një video.


“Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj”– tha Trump në një videomesazh në Twitter pas daljes nga spitali.
Ai shton se ndihet “më mirë sesa 20 vjet më parë”.

Shtëpia e Bardhë është goditur nga virusi që kur presidenti u largua më spital. Brenda është Zonja e Parë Melania e sëmurë. Lart në departamentin e mirëmbajtjes së shtëpisë dy punonjës kanë dalë pozitivisht.

Në krahun perëndimor, kanë dalë pozitivë dhe sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany dhe dy ndihmës të saj.

Truproja i presidentit Nick Luna është gjithashtu pozitiv, avokati i tij i përgjithshëm Bill Barr ndërkohë është vetë-izoluar.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi gjithashtu: “Do të kthehem së shpejti në Fushatë”.

Diagnostikimi i Trump-it me koronavirus ndërpreu fushatën e tij për një mandat të dytë, në më pak se një muaj para se presidenti republikan të përballet me sfiduesin demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë.

Në video-mesazhin e regjistruar, Trump nxit popullin amerikan që të kthehen në punë duke i thënë se mund ta mposhtin koronavirusin njëlloj si ai.

“Ju do ta mundni atë (koronavirusin)”, u tha ai atyre. “Ne kemi pajisjet më të mira mjekësore, kemi ilaçet më të mira, të gjitha të zhvilluara së fundmi.”
Ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë përpara. Si udhëheqësi juaj, unë duhej ta bëja atë. E dija se ka rrezik, por unë duhej ta bëja atë.”
“Tani jam më mirë, mbase jam imun, nuk e di”. – përsërit ai. Presidenti shton se vaksinat do të jenë sëshpejti gati. Mjekët e tij kanë deklaruar se Trump do të vijojë të trajtohet me ilaçe për koronavirusin, edhe pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *