Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari mohon largimin nga Nisma#Thurje: S’e kam ndjekur deklaratën e Sokos, por projekti vazhdon


Deputetja e PD-së, Rudina Hadari, e cila pak kohë më parë u bë pjesë e lëvizjes Nisma#Thurje, u largua nga kjo lëvizje sipas një deklarate të njërit prej themeluesve të saj, Pano Soko.

Megjithatë Hajdari e ka hedhur poshtë këtë gjë duke thënë për Report TV se nga komunikimet që ka pasur me drejtues të Thurjes nuk është konfirmuar tërheqja nga projekti.

Ajo thekson se grupimi u lëvizjes së re ku bëjnë pjesë edhe aktivistë të Nisma#Thurje, ështëi larmishëm me profesionistë nga të gjitha fushat.

“Lëvizja e re që po krijojmë quhet Nisma dhe pjesë e saj janë edhe aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarët të cilët po kërkojmë ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet që kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme.” – ka thënë Hajdari.

Soko ka sqaruar se që në fillim kur Hajdari i është bashkuar lëvizjes më të re politike në vend, kanë patur si kusht pikërisht hapjen e listave. Por Hajdari dështoi të bllokonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor që nuk mundësojnë lista 100% të hapura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *