Vendosni fjalën kyçe....

“E dinit?” USAID bën projekt për diçka që e zgjidh një sektor në Ministrinë e Drejtësisë për 1 orë


USAID ka bërë një projekt që ka lidhje me sistemin e drejtësisë në vend.

Më konkretisht, organizata në fjalë ka bërë një aplikacion për Këshillin e Lartë Gjyqësor, me anë të të cilit mund të vlerësohet shpërndarja e burimeve për gjykatat në vend.

Siç sqaron USAID në faqen e saj në Facebook, me anë të kësaj platforme inovative, KLGJ-ja do jetë në gjendje të përcaktojë ku ndodhen gjykatat dhe të vlerësojë se sa gjyqtarë nevojiten në një juridiksion të veçantë.

Vlen të theksohet se ky aplikacion apo platformë inovative siç e quan zyra e USAID-it në Shqipëri, është një projekt për diçka që e zgjidh një sektor në Ministrinë e Drejtësisë për 1 orë.

Për të bërë shpërndarjen në fjalë, të gjyqtarëve sipas çështjeve, mjaftojnë dy a tre specialistë në Ministrinë e Drejtësisë, siç është bërë deri më sot. 

Në varësi të çështjeve në gjykim dhe numrit të gjyqtarëve në dispozicion mund të përcaktohet numri i gjyqtarëve për secilën çështje.

“Një gjyqësor efikas është një gjyqësor efektiv. #E dinit? Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë mbështet Shqipërinë të ketë një sistem gjyqësor të sigurtë dhe të besueshëm. Për këtë qëllim, USAID ka siguruar Këshillin e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë me një aplikacion të ri në rrjet që ndihmon në vlerësimin e shpërndarjes të burimeve për gjykatat në të gjithë vendin.

Përmes kësaj platforme inovative, Këshilli i Lartë Gjyqësor është në gjendje të përcaktojë se ku ndodhen gjykatat dhe të vlerësojë se sa gjyqtarë nevojiten në një juridiksion të veçantë. Një sistem gjyqësor efikas dhe efektiv do të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe do të forcojë mundësitë e biznesit të SHBA në Shqipëri.” – thuhet në postimin e USAID-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *