Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci nga përmbytjet, gjenden 7 trupa në kufirin mes Francës e Italisë (Video)


Operacionet e mëdha të kërkim-shpëtimit vazhdojnë përgjatë kufirit francezo-italian pasi përmbytjet e mëdha shkatërruan zonat malore pranë Nicës.

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur nga ekipet e emergjencës ndërsa autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Të paktën 1,000 persona, katër helikopterë ushtarakë dhe një numër trupash u dërguan për të kërkuar njerëz në rajonin malor pasi stuhia Alex goditi rajonin të premten.

Përmbytjet kanë lënë rreth 10 mijë banesa pa energji elektrike dhe kanë bllokuar dhjetëra njerëz në kalime të larta malore, për shpëtimin e të cilëve është dashur ndërhyrje nga ajri.

Pesë nga trupat janë zbuluar në veri-perëndim të Italisë, katër prej të cilëve u gjetën midis qyteteve Ventimiglia dhe Santo Stefano al Mare.

Një trup tjetër u gjet në një automjet i cili ishte marrë me vete gjatë një përmbytjeje në fshatin Saint-Martin-Vesubie.

Një total prej nëntë personash janë gjetur të vdekur pasi përmbytja goditi zonën të premten, me reshje të dendura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *