Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori Çela nga Elbasani: Krimi i organizuar kërkon përgjigje shembullore nga shteti


Kryeprokurori i Përgjithshëm, Çela, ka shkuar në Elbasan, ku është takuar me strukturat e prokurorisë në këtë qytet.

Ai ka thënë se teksa niveli i krimit është në rritje , strukturat e shtetit duhet të japin një përgjigje ekzemplare ndaj krimit të organizuar.

“Niveli i krimit është në rritje. Kemi të bëjmë me krimin e rëndë, me krimin e organizuar. Në Elbasan po vihen re shenja të qartë të kontrollit të krimit të organizuar. Këto janë shenja të qarta të krimit të organizuar dhe këto kërkojnë një përgjigje ekzemplare nga ana e strukturave të shtetit. Një qytet nuk mund të tolerohet të kthehet në një skenë krimi.” – tha Çela.

Kreu i organit të akuzës shtoi se asnjë qytet në vend nuk duhet të vihet nën kontrollin e grupeve kriminale dhe se asnjë qytet s’mund të kthehet në modelin e Siçilisë në vitet 70-80 në Itali.

“Këto janë ngjarje që janë vetëm maja e ajsbergut me atë që çfarë ndodh në Elbasan. As Elbasani dhe asnjë qytet tjetër nuk mund të kthehet në kontroll të grupeve kriminalë. Asnjë grup kriminal nuk mund të jetë më i fortë se shtetit. Niveli i bashkëpunimit duhet të ngrihet në nivele të tjera. Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme. Shqipëria dhe aq më tepër Elbasani nuk mund të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm përballë krimit. Duhet të kërkoni mbështetjen e të gjitha strukturave.” – shtoi Çela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *