Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Uroj që Meta të lërë postin siç thotë, hesapet me të historikisht i lajmë më 25 prill


Numri dy i PS-së, Balla, tha në Kuvend se shpreson që presidenti Meta ta lërë detyrën duke shtuar se hesapet me të do lahen më 25 prill.

Kreu i grupit parlamentar tha se Meta nuk mund të jetë president i shqiptarëve ndërsa pohoi se shumë shpejt do bëhej edhe ligji për Presidentin që do rregullojë marrëdhëniet mes tij, Kuvendit e institucioneve të tjera.

“Sot Ilir Meta është një person i cili nuk mund të jetë President i shqiptarëve. Një njeri që ka lënë mantelin e presidentit në garderobë, dhe është hedhur në llucën e asaj çfarë ka mbetur nga ish-partia e tij, me shpresën se mund të peshkojë ndonjë person që ende s’e ka kuptuar çfarë përfaqëson Meta. Kjo është diçka që, hesapet me Metën historikisht do të lahen më 25 prill. Uroj që thashethemet që çon me sms se do lëshojë mandatin, t’i bëjë realisht. Në krye të shtetit shqiptar në 2020 duhet një president mbi palët, dhe të bëjë detyrën. Por fillimisht na duhet ligji pë Presidentin.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *