Vendosni fjalën kyçe....

Nga komentet për Metën te votimi i ndryshimeve për Kodin zgjedhor- Deklaratat e Ramës në mbledhjen e PS-së


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme prezantoi platformën e Partisë Socialiste e cila do jetë dritarja e komunikimit mes qendrës dhe anëtarësisë.

Por në këtë prezantim në komunikimin me gazetarët kreu i ekzekutivit nuk la pa komentuar edhe ngjarjet në jetën politike, komentet për Presidentit e Republikës, ndryshimet në Kodin Zgjedhor apo edhe deri te replikat me Ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

Në deklaratat e tij Rama nuk la pa përmendur edhe aktivitetin e tij nëse humb zgjedhjet pas 25 prillit 2021.

Edhe pse ai u shpreh i sigurt në një fitore të forcës që drejton, nuk nguroi të thoshte se në rast humbje ai do i përqafojë shqiptarët dhe do i thotë punë të mbarë atyre që do marrin stafetën.

“Ditën që shqiptarët nuk do më besojnë mua në rolin e kryeministrit do i përqafoj shqiptarët me mirënjohje që nuk di ta shpreh. Do t’iu them puna e mbarë atyre që do marrin stafetën” – tha Rama.

Përplasjet me Presidentin nuk u anëshkaluan as në këtë komunikim në selinë rozë, ku Rama e quajti Metën jashtë stofit të Presidentit. Kreu i PS-së e quajti Metën kryetarin e shtabit elektoral të opoziës që përdor presidencën për fushatë.

Më vjen keq por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i presidentit edhe një herë tjetër edhe është zhytur i gjithë në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi SH.P.K siç e ka përcaktuar Basha, të Monikës dhe të tribusë së tij. Mos prisnin asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill, përveç përshkallëzimit të vazhdueshëm të një retorike që na turpëron të gjithëve që vjen nga goja e presidentit por nuk duhet të çudisë asnjërin prej nesh, pasi Meta është kryetari i shtabit elektoral të opozitës që përdor zyrën e Presidentit për të bërë këtë fushatë“- tha Rama.

Lidhur me replikat me ministrin serb Vulin, shefi i qeverisë u shpreh: “Sa për luftëtarët e UÇK-së, unë jam krenar që për arsye të fatit kam mundur t’i njohë dhe t’i kem miq në ditë të mira dhe të vështira. Për mua janë çlirimtarë. Vrasësit ishin në Beograd dhe janë në Beograd. Ngado të rrotullohen këta personazhe nuk e ndryshojnë historinë. Serbia e sulmoi Kosovën. Nuk ishte Kosova që dërgoi tanket. Ishin nga Beogradi, ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit që bënë spastrim etnik, përdhunues. Çlirimtarët në Kosovë, ndërsa kriminelët e asaj lufte janë në Beograd nën dhe, dhe disa janë mbi dhe”.

Ndërsa ndryshimet për Kodin Zgjedhor priten të votohen ditën e nesërme në Parlament, Rama u shpreh se votën për propozim e opozitës parlamentare mbi garimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe nuk do e jepte me dëshirë.

Kjo është një tjetër votë që unë do ta jap pa dëshirë. Edhe PS do e japë pa dëshirë sepse e propozon opozita parlamentare. Nuk është diçka që bie ndesh por nuk është në horizontin e pëlqimeve tona. Por do e votojmë për shkak të rritjes së konsensusit. Përsa i përket çështjes time unë jam deputet i Shqipërisë. Nëse një deputet është në parlament si zëri i një komuniteti dhe ka detyrë të tërheqë sa më shumë. Unë jam deputeti i gjithë Shqipërisë. Në Kosovë kryetarët e partive nuk janë fare nëpër lista. Ne mund ta kërkonim këtë. Këto pyetje që nuk kanë lidhje. Formalisht e vendos unë në Vlorë apo Tropojë por kjo vjen thjesht si rrjedhojë sepse e kërkon ligji. Unë në Vlorë kam që 1 muajsh dhe do jem deri në fund i lidhur me qytetin. Dashurinë për Vlorën se kam kushtëzuar nga partia” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *