Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: Në shkolla nuk ka aq mësues të infektuar sa të mbyllen


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, e pyetur sesa mësues janë infektuar me koronavirus, deklaroi se rastet nuk janë aq të shumta sa të mbyllen shkollat.

Kushi theksoi se Ministria e Arsimit ka vendosur, se nëse infektohet një mësues me Covid-19, atëherë ai zëvendësohet, duke shtuar se janë vënë në dispozicion 1000 mësim-dhënës.

Kemi sistem të ngritur, ku drejtorët raportojnë raste të koronavirusit. Nuk ka deri tani problematika sa të mbyllen shkollat. Janë dinamike. Ne kemi marrë masa që nesër një mësues infektohet, menjëherë zëvendësohet. Ne vendosëm që të kemi 1000 mësues shtesë në dispozicion. Kemi shumë pak shkolla që bëjnë mësim me shumë turne. Ka edhe shkolla pritëse, që janë të detyruar që të bëjnë mësim me 3 turne”- tha Kushi, 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *