Vendosni fjalën kyçe....

Nga Teatri, Kodi Zgjedhor e borxhet e shtetit – Deklaratat kryesore të Metës në konferencën për shtyp



Në konferencën e përjavshme për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta dha alarmin për rrënimin e financave të vendit nga detyrimet e shkaktura nga humbja e çështjeve në Arbitrazh. Ai foli për çështjen e hapjes së listave, propozimin e PS-së për Kodin Zgjedhor, për Teatrin Kombëtar dhe për çështje të tjera.

Për Teatrin

Meta tha se shfaqja e parë në Teatrin Kombëtar do të jetë ‘’Profeti i Kokoshkave’’, një term me të cilin e ironizoi një ditë më parë Edi Ramën, duke iu referuar monodramës së Edmond Budinës.

”Presidenca është e hapur për këtë çështje, dua t’ju siguroj se Teatri do të rindërtohet atje ku ishte, ashtu siç ishte, dhe shfaqja e parë do jetë Profeti i Kokoshkave. Nëse do ndodhë do rezervoj biletën i pari.”- tha Meta.

Padia e Kurum në Arbitrazh
Meta e përmendi rastin e kompanisë Kurum, e cila ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

“Padia kundër shtetit shqiptar nga një ivestitor i huaj në vendin tonë që sipas mediave kërkon 100 mln euro dëmshpërblim. Përfaqësimi dhe mbrojtja e Shqipërisë në gjykatat e arbitrazhit ndërkomvbtar është kthyer në rrezik të madh shtetëror dhe ekonomik”– tha Meta.

Presidenti u shpreh se ka kërkuar informacione nga Avokatura e Shtetit që prej muajit korrik, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“I kam kërkuar Avokaturës së Shtetit të dhëna për numrin e çështjeve dhe strukturën që ndjek, numrin e çështjeve të fituara dhe të humbura, të dhëna mbi efektin financiar, shpenzimet administrative. Nuk ka infirmacion prej dy muaj e gjysmë”– tha ai.

Meta beson se pas kësaj heshtjeje nga Avokatura e Shtetit, fshihen qëllime të fshehta.

“Heshtje e plotë. Kjo nuk tregon paaftësi dhe papërgjegjshmëri por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin për detyrimet e shtetit ndaj çështjeve të humbura në Arbitrazh.Kur Avokatura guxon të mos i kthejë përgjigje presidentit tregon se brenda saj përfshiohet një qëllim kriminal dhe do të japë përgjegjësi”.– theksoi presidenti.

“Shteti s’mund të marrë borxhe pa fund”

Meta tha se po sheh çdo kërkesë të shtetit shqiptar për të marrë borxh në institucionet financiare ndërkombëtare. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tregohet transparent.

”Vetëm dje BERZH bëri një parashikim të zymtë, më negativi për rajonin. Parashikimi -9%, shumë më i lartë në krahasim të tjerë. 2-fishi i vendeve të tjera. Bëj thirrje qeverisë dhe avokaturës së shtetit, që është në varësi të kryeministrit, edhe MFE, të bëjnë transparencë, të mbrojnë interesat e taksapaguesve. Po shoh çdo kërkesë për të marrë borxhe në institucionet ndërkombëtare financiare. Shteti shqiptar s’mund të marrë borxhe pa fund, për të shlyer dëme jo nga shteti por nga korrupsioni të kryeministrit dhe vartësve të tij.
Kushtetuta në nenin 92 të saj, që të gjithë drejtuesit e insticioneve duhet të japin informacion për detyrat ndaj kreut të shtetit.”– tha Meta.

“Rama pjesë e një sekti të sponsorizuar”

Presidenti Meta enti i vendit Ilir Meta nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj kryeministrit Rama duke thënë se është pjesë e një sekti të sponsorizuar që i ka marrë peng socialistët.

Ai kujtoi se nga refugjat, socialistët e morën Ramën dhe e bënë ministër.

“Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist sic kam qënë në ‘91 dhe ‘92. Pavarësisht se jam President tani e më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra (ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor), por një sekt që ka shfarosur çdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite. Një sekt që do të zërë për gryke PS dhe socialistët, i sponsorizuar sigurisht. Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qenë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër, si dhe e mbajtën për 25 vjet.”– tha Meta.

“Shkelja e ‘5 qershorit’ si grusht shteti”

Meta tha se në rast se shkelet pakti i 5 qershorit me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, do ishte njëlloj si një tentativë për grusht shteti. ai theksoi se nuk do e pranonte këtë.

“Tani, ju e dini që ka momente kur unë s’kam dëshirë të flas. Por kaloj në veprim. Është e mira të respektohet 5 qershori, e domosdoshme.
Nëse ka një ndryshim të moralshëm që i intereson publikut, qytetarit, dhe që më jep kënaqësi jo shqetësim, është të hapen listat 100%. Na ndihmon të forcojmë parlamentarizmin. Shqiptarët zgjedhin kandidatët. Jo të votojnë për të punësuarit e kryetarëve.
Nëse shkelet 5 qershori, përgjegjësia do i mbetet atij apo atyre që do e shkelin. Sepse do e konsideroja atentat kundër të ardhmes europiane dhe demokracisë, dhe përpjekje për të instaluar përfundimishtë një grusht shteti që s’do pranohet me çdo lloj çmimi nga Presidenti. Ne s’mund të lejojmë instalimin e një grusht shteti, do bëhet shembull për gjithë botën. Çdo shqiptar jo vetëm me votë, ja liri a vdekje, dhe me çdo tjetër do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues. Të jeni të sigurt ju, meqë përmendi ju dikush socialistët, se i dhanë kushtetutën më të mirë me referendum. Do i shtojmë kontaktet dhe me zhvillimet.”- tha Meta.

“Rama s’del deputet me lista të hapura”
Sipas presidentit Meta, kryeministri Rama nuk del deputet në asnjë qark të Shqipërisë me lista të hapura.

“Rama nuk i do listat e hapura sepse humbet partinë. Le ta vendosë veten në 4 qarqe dhe nuk ka për të dalë dot deputet. Ta pranojë humbjen me dinjitet” – tha Meta./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *